Ikonike: Shkencëtarët zbuluan fytyrën e ‘gjyshit’ tonë majmun

Shkencëtarët kanë zbuluar një kafkë 3.8 milionë vjet të vjetër të një në-dukje-majmuni njeri të hershëm nga Etiopia. Analiza e bërë ndaj mostrës sfidon idetë rreth mënyrës se si kanë evoluar njerëzit nga para-ardhësit që dukeshin si majmunët. Pikëpamja e fundit se një majmun me emrin Lusi [Lucy] ishte mes specieve që i dhanë rritje […]
Analiza e bërë ndaj mostrës sfidon idetë rreth mënyrës se si kanë evoluar njerëzit nga para-ardhësit që dukeshin si majmunët.
Pikëpamja e fundit se një majmun me emrin Lusi [Lucy] ishte mes specieve që i dhanë rritje njerëzve të parë të hershëm duhet të rikonsiderohet.

Zbulimi është raportuar në gazetën Natyra [Nature], shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Kafka u gjet nga profesori Yohannes Haile-Selassie në një vend të quajtur Miro Dora, një distrikt në Etiopi.
Shkencëtari, tha se menjëherë e kishte kuptuar rëndësinë e madhe të fosilit të gjetur. “Mendova me vete, oh zot – a po shoh atë që po mendoj se po shoh?” Dhe krejt papritmas po kërceja duke e kuptuar se kjo ishte ajo që kisha ëndërruar,” – tha ai.

Haile-Selassie tha se kjo specie ishte shembulli më i mirë deri tash i një para-ardhësi të njeriut që dukej si majmuni që e ka emrin Australopithecus anamensis.
Ishte menduar se A.anamensis ishte para-ardhës direkt i të fundit, një specieje më të avancuar të quajtur Australopithecus afarensis, që ishte konsideruar si një para-ardhës direkt i njerëzve më të hershëm të quajtur si Homo, dhe që përfshin të gjithë njerëzit e gjallë sot.
Zbulimi i skeletit të parë afarensis më 1974 shkaktoi sensacion asokohe. Ajo mori nofkën Lucy, nga shkencëtarët, sipas këngës së The Beatles “Lucy in the Sky With Diamonds”. /Periskopi












