I thotë ‘jo’ Gjermanisë dhe zgjedh Kosovën – i bashkohet kontigjentit të heronjëve ‘Dardanë’

Futbollistja 16 vjeçare, Donika Grajqevci me banim në Gjermani ka vendosur të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës. Grajqevci tashmë është në fazën e marrjes së shtetësisë së Republikës së Kosovës. Donika do t’i mbrojë ngjyrat e Kosovës qysh në shtator në ndeshjen e U 19 kundër Turqisë.Lajmin e ka konfirmuar edhe ambasadori i Kosovës në […]
Futbollistja 16 vjeçare, Donika Grajqevci me banim në Gjermani ka vendosur të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.
Grajqevci tashmë është në fazën e marrjes së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Donika do t’i mbrojë ngjyrat e Kosovës qysh në shtator në ndeshjen e U 19 kundër Turqisë.Lajmin e ka konfirmuar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj në faqen e tij zyrtare në facebook.

“16 vjeçarja Donika Grajqevci me shkollim dhe banim në Leipzig të Gjermanisë, ka vendosur të marrë shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe me këtë edhe të prezantojë Përfaqësuesen e Kosovës në futbollin e femrave për U 19. Talenti i Donikës dhe përkujdesja e prindërve të saj kanë qenë dhe janë faktori kryesor që Donika të përcaktohet për kombëtaren tonë.
“Edhe pse tash luan për Jena dhe ka pasur oferta nga Kombëtarja e Gjermanisë! Donika do t’i mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës qysh në shtator në ndeshjen e U 19 kundër Turqisë! Sukses Donikës! Faleminderit prindërve të saj” ishte shkrimi i plotë i Ambasadës të Kosovës në Gjermani. /Periskopi.com/













