Gorani: Zgjedhjet kanë prodhuar spektakël publik, rezultati është i paparashikueshëm

Dukagjin Gorani dhe Muharrem Nitaj janë të ftuar nga radhët e koalicionit AAK-PSD në emisionin politik Pressing. Z.Gorani është shprehur se dinamikat sociale nuk mund të kuantifikohen lehtësisht duke lënë të nënkuptohet se rezultati do të jetë i paparashikueshëm. Gorani ka lavdëruar mobilizimin dhe angazhimin medial për këto zgjedhje, duke thënë që kjo e ka […]
Dukagjin Gorani dhe Muharrem Nitaj janë të ftuar nga radhët e koalicionit AAK-PSD në emisionin politik Pressing.
Z.Gorani është shprehur se dinamikat sociale nuk mund të kuantifikohen lehtësisht duke lënë të nënkuptohet se rezultati do të jetë i paparashikueshëm.
Gorani ka lavdëruar mobilizimin dhe angazhimin medial për këto zgjedhje, duke thënë që kjo e ka ngritur debatin në spektakël publik, shkruan Periskopi.
Ai më tej ka shtuar se ky spektakël publik përmban rreziqe të caktuara dhe mund të eskalojë në situata të caktuara.
Ndërkohë që z.Nitaj është shprehur shumë optimist për rezultatin e koalicionit të tyre duke e cilësuar si favorit. Ai merr për referencë një sondazh të fundit të korrikut, para lidhjes së koalicionit me PSD-në, kur AAK-ja ishte vetëm 2 për qind poshtë partisë së parë. /Periskopi











