Feronikeli fiton supersfidën kundër Prishtinës në Drenas

Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Feronikeli ka fituar sfidën kryesore të xhiros së tretë në Superligë kundër Prishtinës. “Nikli” kështu vazhdon të jetë skuadra për t’u mundur këtë fushatë, pavarësisht disfatës kundër Ballkanit së fundmi, raporton Periskopi. Golin e vetëm dhe të fitores për “Niklin” e shënoi Mendurim Hoti në minutën e 9-të […]
“Nikli” kështu vazhdon të jetë skuadra për t’u mundur këtë fushatë, pavarësisht disfatës kundër Ballkanit së fundmi, raporton Periskopi.
Golin e vetëm dhe të fitores për “Niklin” e shënoi Mendurim Hoti në minutën e 9-të të ndeshjes.
Pas kësaj fitore, Feronikeli grumbullon gjashtë pikë dhe poziconohet në vendin e dytë, vetëm falë goldallimit më të dobët se Drita.
Në anën tjetër Prishtina gjendet në zonën e rrezikshme, saktësisht në pozitën e 10-të me vetëm një pikë të fituar nga tri ndeshje. /Periskopi.com/












