Federata Botërore e Xhudos poston videon emocionuese nga momenti triumfues i Lorianës

Federata Botërore e Xhudos poston videon emocionuese nga momenti triumfues i Lorianës Loriana Kuka ia ka sjellë Kosovës medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, që është duke u zhvilluar aktualisht në Tokio të Japonisë. 22-vjeçarja ia fitoi shtetit kosovar medaljen e tretë në këtë kompeticion, raporton Periskopi. Për të bronztën ajo në finale […]
Loriana Kuka ia ka sjellë Kosovës medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, që është duke u zhvilluar aktualisht në Tokio të Japonisë.
22-vjeçarja ia fitoi shtetit kosovar medaljen e tretë në këtë kompeticion, raporton Periskopi.
Për të bronztën ajo në finale mposhti sllovenen, Klara Apotekar me Ippon në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Tani, Federata Botërore e Xhudos ka publikuar videon nga momenti triumfues i kosovares.
Pas Ipponit, ajo shpërthen në lot. /Periskopi.com/












