Evra i bindur se Pogba do të mbetet në Man United

Evra i bindur se Pogba do të mbetet në Man United

Patrice Evra është i bindur se Paul Pogba do të qëndrojë në Manchester United, edhe pse ai nuk e di se sa gjatë do të mbetet mesfushori francez, i cili po kërkohet nga Real Madridi, në La Liga. Paul Pogba ka qenë i përfolur për një largim nga Manchester Unitedi, pasi që Real Madridi dhe […]

Paul Pogba ka qenë i përfolur për një largim nga Manchester Unitedi, pasi që Real Madridi dhe ish-klubi i tij, Juventus, kanë shprehur interesim për fituesin e Kupës së Botës me Francën, transmeton Gazeta Express.

Real Madridi dëshiron ta sjellë Pogban në “Santiago Bernabeu” para se të mbyllet afati kalimtar për klubet evropiane, më 2 shtator, edhe pse Manchester Unitedi po ua bën të pamundur këtë gjë sepse po ua kërkon madrilenëve 222 milionë euro për francezin

Në fillim të këtij muaji, Evra kishte thënë se Pogba nuk ndihet i pëlqyer në Manchester United, mirëpo ish-mbrojtësi i krahut të majtë i Djajve të kuq tani e ka këshilluar bashkëkombësin e vet të qëndrojë në United.

“Pauli është i përqendruar, Pauli është në Manchester dhe ai do të qëndrojë në Manchester United”, tha Evra në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të UEFA-s të enjten.

“Ka pasur diskutime, mirëpo është gjë e mirë për klubin dhe është gjë e mirë për të që të qëndrojë. Tani duhet të përqendrohemi, do ta shohim me kalimin e viteve nëse ai qëndron, por do ta kishte të vështirë të largohet nga Manchesteri”.

“Të largohesh afër fundit të afatit kalimtar, kur sezoni tashmë ka filluar? Jo. Shpresoj se ai do ta ketë një sezon të mrekullueshëm me Manchester Unitedin”. /Gazeta Express/

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova