Edhe Lorik Cana po përdoret për fushatë politike në Kosovë – merr dhuratë interesante nga Ramush Haradinaj

Futbolli dhe politika janë dy gjëra rrënjësisht të ndryshme, por jo rrallëherë njëra tenton t’i futë hundët në tjetrën. Me zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen në fillim të muajit tetor, partitë politike sigurisht se do të mundohen me të gjitha forcat të ndikojnë në mënyra të ndryshme te qytetarët për të votuar njërën apo […]
Me zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen në fillim të muajit tetor, partitë politike sigurisht se do të mundohen me të gjitha forcat të ndikojnë në mënyra të ndryshme te qytetarët për të votuar njërën apo tjetrën forcë politike, raporton Periskopi.
Këtë e nënvizon më së miri veprimi i fundit i ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, partia e të cilit do të garojë në këto zgjedhje me moton “100% Kosovë”.
Kësaj fushate duket se i është bashkuar edhe futbollisti legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana.
Ish-futbollisti i Lazios ka pranuar një dhuratë nga Haradinaj, saktësisht një fanellë me logon “100% Kosovë”. /Periskopi.com/












