E gjithë Evropa beson në fitoren e Çekisë kundër Kosovës: Këto janë kuotat e bastoreve sportive

Kombëtarja e Kosovës futet në ndeshjen kundër Republikës së Çekisë me shumë probleme më 7 shtator. Përveç që ka probleme me lëndimet e futbollistëve kryesorë, plot katër lojtarë janë pa klube, që e nënvizon se kontigjenti i të grumbulluarve për ndeshjen kundër çekëve do të jetë më i dobët se zakonisht, raporton Periskopi. Këtë e […]
Kombëtarja e Kosovës futet në ndeshjen kundër Republikës së Çekisë me shumë probleme më 7 shtator.
Përveç që ka probleme me lëndimet e futbollistëve kryesorë, plot katër lojtarë janë pa klube, që e nënvizon se kontigjenti i të grumbulluarve për ndeshjen kundër çekëve do të jetë më i dobët se zakonisht, raporton Periskopi.
Këtë e dinë edhe bastoret sportive evropiane, të cilat e favorizojnë Çekinë, pavarësisht se ndeshja zhvillohet në “Fadil Vokrri”.
Edhe pse favorizohen kundërshtarët, “Dardanët” nuk qëndrojnë shumë prapa, derisa do të jetë një ndeshje shumë e leverdesishme për bastvënësit.
Më poshtë, Periskopi ju sjellë kuotat e disa prej bastoreve më të famshme evropiane për ndeshjen mes Kosovës dhe Çekisë.














