Dejan Vukiçeviq premton punë edhe më të madhe pas fitores kundër Prishtinës

Kampioni në fuqi i Superligës, Feronikeli ka siguruar një fitore të rëndësishme por minimale 1-0 kundër Prishtinës në kuadër të javës së tretë të kampionatit. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Mendurim Hoti në minutën e nëntë të takimit. Pas vërshëllimës së fundit, trajneri i “Niklit”, Dejan Vukiçeviq tha se skuadra e tij do […]
Kampioni në fuqi i Superligës, Feronikeli ka siguruar një fitore të rëndësishme por minimale 1-0 kundër Prishtinës në kuadër të javës së tretë të kampionatit.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Mendurim Hoti në minutën e nëntë të takimit.
Pas vërshëllimës së fundit, trajneri i “Niklit”, Dejan Vukiçeviq tha se skuadra e tij do ta shtojë ritmin e punës.
“E kemi dominuar ndeshjen vazhdimisht. Kemi luftuar dhe kemi sulmuar gjatë tërë kohës,” tha ai.
“Edhe pas shënimit të golit nuk jemi ndalur dhe kemi pasur disa raste të mira shënimi, madje në pjesën e dytë e kemi goditur edhe shtyllën.
“I përgëzoj lojtarët që kanë dhënë gjithçka për të fituar dhe ata që luajtën i shfrytëzuar më së miri detyrat e dhëna.
“Tash kemi disa ditë pushim dhe do ta rrisim edhe më shumë ritmin e punës në mënyrë që të krijojmë një ambient edhe më të mirë për ta përgatitur ndeshjen e radhës. I falënderoj publikun për mbështetje”. /Periskopi.com/












