Crvena Zvezda vazhdon me agresion para ndeshjes me Young Boys, vendosin tankë përballë stadiumit

Mediat kroate kanë reaguar ashpër pasi tifozët e Crvena Zvezdës kanë vendosur një tankë përballë stadiumit “Rajko Mitic”. Portali kroat “24” ka publikuar lajmin duke i vendosur titullin “Provokim i turpshëm”, njofton Zëri, transmeton Periskopi. Mediumi i njohur në mes të tjerash shkruan: “Siç pretendohet, kjo është një trashëgimi kulturore serbe, e cila ka gjetur […]
Mediat kroate kanë reaguar ashpër pasi tifozët e Crvena Zvezdës kanë vendosur një tankë përballë stadiumit “Rajko Mitic”.
Portali kroat “24” ka publikuar lajmin duke i vendosur titullin “Provokim i turpshëm”, njofton Zëri, transmeton Periskopi.
Mediumi i njohur në mes të tjerash shkruan: “Siç pretendohet, kjo është një trashëgimi kulturore serbe, e cila ka gjetur vend përballë stadiumit të Crvena Zvezdës para ndeshjes me Young Boys”.

Tutje, thuhet: “Tanki do të vendoset para muraleve të kriminelit të luftës Ratko Mladic, duke lejuar tifozët serbë të festojnë me simbolet e agresionit“.
Ndryshe, Crvena Zvezda do të përballet me Young Boys në kuadër të eliminatoreve për Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë në Bern u mbyll me rezultat të barabartë 2:2. /Periskopi.com/












