Conte flet pas fitores së thellë me Interin, Lukakun e quan “zotëriu gjigant”

Inter është bërë lider në Serie A pas javës së parë, duke mposhtur Leccen 4-0. Në këtë ndeshje debutoi zytarisht trajneri Antonio Conte dhe sulmuesi Romelu Lukaku. Ky i fundit arriti të shënonte golin e tretë, derisa në listën e realizatorëve hynë edhe Sensi, Brozovic dhe Candreva. Trajneri Conte u shpreh shumë i […]
Në këtë ndeshje debutoi zytarisht trajneri Antonio Conte dhe sulmuesi Romelu Lukaku.
Ky i fundit arriti të shënonte golin e tretë, derisa në listën e realizatorëve hynë edhe Sensi, Brozovic dhe Candreva. Trajneri Conte u shpreh shumë i kënaqur pas ndeshjes.
“U kënaqa dhe shijova të gjitha minutat e ndeshjes pasi realizuam golin e dytë. Rezultati është i shkëlqyer. Sistemi 3-5-2 është model i ri i 4-2-4. Më pëlqeu shumë Lukaku, ai është një zotëri gjigant” deklaroi Conte.












