Çka po bën vaki në Britani: Qeveria i kërkon zyrtarisht Mbretëreshës që ta suspendojë Parlamentin shkaku i Brexitit

Qeveria e udhëhequr nga Boris Johnson i ka kërkuar Mbretëreshës që ta suspendojë Parlamentin, vetëm disa ditë para se t’ia riniste punës në shtator – dhe vetëm disa javë para afatit të fundit për të arritur marrëveshje për Brexitin. Boris Johnsoni se një Fjalim nga Mbretëresha do të ndodhte pas suspendimit, më 14 tetor, për […]
Boris Johnsoni se një Fjalim nga Mbretëresha do të ndodhte pas suspendimit, më 14 tetor, për të paraqitur një “agjendë shumë interesante”.
Por kjo nënkupton se koha që deputetët britanikë e kanë para vetes për të kaluar ligje për të ndaluar një Brexit pa marrëveshje do të shkurtohet, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Folësi i Dhomës së Përfaqësuesve, John Bercow, deklaroi se kjo ishte “nëpërkëmbje e Kushtetutës”.
Folësi, i cili tradicionalisht nuk komenton mbi çështjet politike, vazhdoi: “Sidoqoftë është e mbuluar, është qorrazi e qartë se qëllimi [për suspendimin e Parlamentit] tash do të jetë që ndalohen [deputet] nga debatimi i Brexitit dhe nga performimi i detyrës së tyre për të formësuar kursin e vendit tonë.”
Kjo do të ishte “një ofendim kundër proceseve demokratike dhe të drejtave të parlamentarëve si përfaqësues të zgjedhur nga populli”, shtoi ai.
Lideri laburist, Jeremy Corbyn, tha se ishte “i tronditur nga pamaturia e qeverisë së Johnsonit, që flet për sovranitetin dhe megjithatë kërkon suspendimin e Parlamentit për t’iu shmangur kritikave të planit për një Brexit pa marrëveshje”. /Periskopi












