Challandes nesër arsyetohet për listën dhe injorimin e Lirim Kastratit

Kombëtaren e Kosovës e pret testi më i vështirë deri tani. Kjo pasi “Dardanët” ndeshen fillimisht me Republikën e Çekisë më 7 shtator, para se tre ditë më vonë të përballen me Anglinë, raporton Periskopi. Ditën e djeshme trajneri, Bernard Challandes publikoi listën me shumë mungesa, derisa pesë janë të theksuara. Arbër Zeneli, Benjamin Kololli, […]
Kjo pasi “Dardanët” ndeshen fillimisht me Republikën e Çekisë më 7 shtator, para se tre ditë më vonë të përballen me Anglinë, raporton Periskopi.
Ditën e djeshme trajneri, Bernard Challandes publikoi listën me shumë mungesa, derisa pesë janë të theksuara.

Arbër Zeneli, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu, Milot Rashica dhe Herolind Shala të gjithë mungojnë për shkak të lëndimeve.
Sidoqoftë, pavarësisht këtyre mungesave, tekniku zvicëran vendosi kundër ftesës të prospektit të shumëpërfolur, Lirim Kastrati, i cili befasisht u la jashtë.
Dhe sigurisht se për këtë Challandes do të pyetet në konferencën e nesërme për shtyp q ëfillon nga ora 11:00 dhe mbahet në “Fadil Vokrri”. /Periskopi.com/












