Andin Lokaj: Challandes gaboi rëndë që nuk e ftoi këtë futbollist

Andin Lokaj: Challandes gaboi rëndë që nuk e ftoi këtë futbollist

Gazetari dhe opinionisti i rregullt i Periskopit, Andin Lokaj është i shqetësuar për mungesat te Kombëtarja e Kosovës para dy ndeshjeve kruciale të shtatorit. “Dardanët” nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Milot Rashicës, Arbër Zenelit, Herolind Shalës, Benjamin Kolollit dhe Hekuran Kryeziut për takimet kundër Çekisë respektivisht Anglisë. Përveç kësaj, në listën […]

“Dardanët” nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Milot Rashicës, Arbër Zenelit, Herolind Shalës, Benjamin Kolollit dhe Hekuran Kryeziut për takimet kundër Çekisë respektivisht Anglisë.

Përveç kësaj, në listën e Bernard Challandesit që u publikua sot, mungon një emër që pritej të ishte në mesin e debutuesve, Lirim Kastrati.

Si të gabuar vendimin e teknikut zvicëran për të mos e ftuar Kastratin e konsideron edhe Lokaj.

“Mungesat janë evidente dhe kjo do të ndihet në lojën e Kombtares tonë, sa i përket mungesës së Kolollit ai është i vetmi që mund të zëvendësohet ngase në krahun e majtë mund të luajë shumë mirë Fidan Aliti ndërsa vendim e tij në qendër mund ta zë Ibrahim Dresheviq që po kalon ditë të mira te Heerenven,” u shpreh Lokaj për Periskopin.

Image

“Problemi më i madh është se si do të duket mesfusha në mungesë të dyshes Kryeziu-Shala të cilët janë mësuar të luajnë bashkë, Valon Berisha rikthehet por moti s’ka lojë, Voca dhe Rashkaj nuk e kanë përvojën dhe nuk e njohin mirë njëri – tjetrin ashtu si Kryeziu me Shalën andaj mesfushën e shoh si problem kur dihet se tani kemi të bëjmë me dy kundërshtarët më të fortë se gjithë të tjerët me të cilët jemi ballafaquar deri më tani.

“Sa i përket fazës së sulmit mendoj që gabimi i Challandes është që e la anash Lirim Kastratin. Në fazën ofenzive kemi lojtarë të cilët mund të zëvendësojnë Rashicën dhe Zenelin, është Florent Muslia që luan në krah e po ashtu mundet edhe Celina në të cilin personalisht shpresoj shumë ngase e njeh mentalitetin e anglezëve, por prapë them që shpejtësia e Kastratit do t’i krynte punë përzgjedhësit në këto dy ndeshje, sidomos në gjysmë orën e fundit të këtyre dueleve shumë të vështira.

“Dhe krejt në fund besoj se mund të nxjerrim diqka duke u bazuar në formën e Vedat Muriqit i cili pa dyshim se është një ndër sulmuesit më në formë në Evropë momentalisht.” /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova