147 shtete po marrin pjesë në Kampionatin Botëror të xhudos, Kosova zë vendin e nëntë

Në Tokio të Japonisë është aktualisht duke zënë vend Kampionati Botëror në xhudo. Deri tani, xhudistet kosovare kanë arritur të fitojnë plot dy medalje, duke treguar paraqitje dinjitoze në një tjetër kompeticion gjigant të sportit, transmeton Periskopi. Sportistja më e mirë e të gjitha kohëve e Kosovës, Majlinda Kelmendi së bashku me Distria Krasniqin i […]
Në Tokio të Japonisë është aktualisht duke zënë vend Kampionati Botëror në xhudo.
Deri tani, xhudistet kosovare kanë arritur të fitojnë plot dy medalje, duke treguar paraqitje dinjitoze në një tjetër kompeticion gjigant të sportit, transmeton Periskopi.
Sportistja më e mirë e të gjitha kohëve e Kosovës, Majlinda Kelmendi së bashku me Distria Krasniqin i kanë sjellur Kosovës dy medalje.
Fatkeqsisht, suksesin e tyre nuk mundën ta përsërisin Akili dhe Nora Gjakova të cilët u eleminuan, derisa tani shpresat janë te Loriana Kuka e cila do të garojë në kategorinë -78 kg.
Ndërkohë, pas tri ditëve në kompeticion, Kosova zë vendin e nëntë në listën e shteteve më të suksesshme.

Kujtojmë se në Kampionatin Botëror të xhudos po marrin pjesë plot 147 shtete.
Kurse pikët Olimpike janë si vijon:
Distria Krasniqi 1000 pikë olimpike 48 kg
Majlinda Kelmendi 1000 pikë plimpike 52 kg
Nora Gjakova pikë 520 pikë olimpike 57 kg. /Periskopi.com/












