Zyrtare: Matthijs de Ligt nënshkruan me Juventusin, do të fitojë 460 mijë euro në javë

Mbrojtësi ka nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare derisa Juventus e mposhti PSG-në për të Ai do të fitojë nga 460 mijë Euro në javë plus bonuset Juventusi e ka konfirmuar nënshkrimin e Matthijs de Ligt nga Ajaxi për një shumë prej 75 milionë Eurosh, me 19 vjeçarin që do të fitojë nga 16 milionë Euro në […]
Ai do të fitojë nga 460 mijë Euro në javë plus bonuset
Juventusi e ka konfirmuar nënshkrimin e Matthijs de Ligt nga Ajaxi për një shumë prej 75 milionë Eurosh, me 19 vjeçarin që do të fitojë nga 16 milionë Euro në sezon, por që me bonuse mund të shkojë deri në 24 sosh.
Paketa e plotë mund t’i kushtojë kampionëve të Serie A 195 milionë Euro ndëras tinejxheri do të fitojë nga 460 mijë euro në javë.
De Ligti ka qenë i përfshirë në një luftë të ashpër mes Paris Saint Germain dhe Juventus përgjatë shumicës së kësaj vere, por duket se torinezët i ofruan më shumë qendërmbrojtësit holandez, shkruan Periskopi.
Klauzola e shitjes së tij është 150 milionë euro por e cila nuk do të hyjë në efekt deri në qershorin e vitit 2022.
Këtë verë “Zonja e Vjetër” ka nënshkruar me De Ligtin, Luca Pellegrinin nga Roma për 20 milionë, Cristian Romeron nga Genora për 23,3 dhe Merih Demiralin nga Sassuolo për 16,1, ndërsa Adrien Rabiot, Gianluigi Buffon dhe Aaron Ramsey kanë arritur pa asnjë para. /Periskopi












