Zidane me fjalë të ashpra për Bale, i reagon edhe më ashpër agjenti i uellsianit

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale “është shumë afër largimit” nga klubi, ka thënë vetë shefi i shtabit teknik Zinedine Zidane. 30 vjeçari nga Uellsi, ishte lënë jashtë skuadrës në humbjen 3-1 të Real Madridit nga Bayern Munchen në Houston të ShBA-ve. Duke folur pas ndeshjes, Zidane tha: “Shpresojmë që të largohet shpejt. Do të […]
30 vjeçari nga Uellsi, ishte lënë jashtë skuadrës në humbjen 3-1 të Real Madridit nga Bayern Munchen në Houston të ShBA-ve.
Duke folur pas ndeshjes, Zidane tha: “Shpresojmë që të largohet shpejt. Do të ishte më e mira për të gjithë. Po punojmë që ai të transferohet në një ekip të ri. Nuk kam asgjë kundër tij, por vjen koha kur gjërat marrin fund sepse duhet të marrin fund.”
Bale, i ka edhe tri vite kontratë me Real Madridin, dhe që e ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve që nga transferimi prej Tottenhamit për 100 milionë euro në vitin 2013 – e që ishte transferim rekord i asaj kohe.
Ai është i lidhur me transferim në ekipet e Premier Ligës, Manchester United dhe Tottenham Hotspur, me Bayernin në Gjermani dhe me klubet e Superligës së Kinës.
Si përgjigjje pas komenteve të Zidane, agjenti i Bale-it, Jonathan Barnett i tha AFP-së: “Zidane është për turp – ai nuk tregon kurrfarë respekti për një lojtar që ka bërë aq shumë për Real Madridin.”
Problemet me lëndime e kanë limituar uellsianin në vetëm 79 paraqitje në katër vitet e fundit në La Liga. /Periskopi












