Zbulohen rrethanat e vrasjes së presidentit të vetëshpallur të Republikës së Çamërisë

Presidenti i vetëshpallur i Republikës së Çamërisë u vra pas një telefonate që mori nga disa jo-shqiptarë Atdhe Geci, shpallës i Republikës së Çamërisë, njëherit bashkëpunëtor i Festim Latos, i cili sot është vrarë në një pritë nga persona ende të panjohur, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se rreth vrasjes së bashkëpuntorit […]
Atdhe Geci, shpallës i Republikës së Çamërisë, njëherit bashkëpunëtor i Festim Latos, i cili sot është vrarë në një pritë nga persona ende të panjohur, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se rreth vrasjes së bashkëpuntorit Lato është njoftuar përmes motrës së Festimit, të cilën e kanë njoftuar policia holandeze.
Geci ka treguar se Festimi ishte nisur për t’u takuar me disa persona të cilët e kishin thirrë në telefon duke i premtuar fondacione për të quar përpara çështjen Çame.
Ai ka thënë se personat nga të cilët ka marrë telefonatën nuk kanë qenë shqiptarë dhe aktualisht dyshimet kryesore dhe të vetme janë se Festim Lato është vrarë për shkak të çështjes Çame.












