Wolves po bën punë të jashtëzakonshme në merkato – afër të nënshkruajë me Khediran dhe Kean

Wolverhampton Wanderers shijoi një fushatë shumë të suksesshme edicionin e kaluar. Klubi po konkurronte në Premier League për herë të parë që nga viti 2012, por asnjëherë nuk dha shenja se rrezikon të rikthehet në Championship. Në fund, skuadra e Nuno Espirito Santos përfundoi në vendin e shtatë, duke i siguruar kualifikimet për në Europa […]
Wolverhampton Wanderers shijoi një fushatë shumë të suksesshme edicionin e kaluar.
Klubi po konkurronte në Premier League për herë të parë që nga viti 2012, por asnjëherë nuk dha shenja se rrezikon të rikthehet në Championship.
Në fund, skuadra e Nuno Espirito Santos përfundoi në vendin e shtatë, duke i siguruar kualifikimet për në Europa League.
Ishte një edicion që u përshkua me punë të palodhshme, derisa punë e madhe u bë edhe në transferime verën e kaluar.
Joao Moutinho, Adama Traore, Diogo Jota, Willy Bolli dhe Benik Afobe u transferuan.
E njejta storie ka vazhduar edhe këtë verë, me klubin që i ka siguruar shërbimet e Raul Jimenezit dhe mesfushorit Leander Dendoncker.
Por duket se puna e tyre nuk ka përfunduar.
Ambicia e Wolvesit nuk po njeh kufi. Sipas “Sky Sport Italia”, “ujqërit” po interesohen për dyshen e Juventusit, Sami Khedira dhe Moise Kean këtë verë.
#Wolves have asked after #Juventus midfielder Sami Khedira, according to Sky Sport Italia, joining #Besiktas and #MLS clubs https://t.co/1XCGyBK5Pc #WWFC pic.twitter.com/0K5cVQfyJP
— footballitalia (@footballitalia) July 24, 2019
Khedira besohet se nuk është në planet e Maurizio Sarrit.
“Sky Sport Italia” shton se drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici u takua me drejtues të Wolvesit në Itali këtë javë.
Dhe gjatë diskutimeve u hodh në tavolinë edhe emri i Kean.
Paratici kërkoi që Kean të përfshihet në një marrëveshje shkëmbime me Ruben Nevesin. /Periskopi.com/












