Vdes personi që u aksidentua dje në Obiliq

Një person ka mbetur i vdekur, si pasje e një aksident trafiku në Obiliq. Pasditen e djeshme në Obiliq, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një autobusi dhe një veture. Si pasojë e aksidentit njëri prej pasagjerëve që kishte qenë në veturë ka ndërruar jetë, kurse lëndime trupore kishin pësuar ngasësi i veturës dhe një […]
Një person ka mbetur i vdekur, si pasje e një aksident trafiku në Obiliq.
Pasditen e djeshme në Obiliq, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një autobusi dhe një veture. Si pasojë e aksidentit njëri prej pasagjerëve që kishte qenë në veturë ka ndërruar jetë, kurse lëndime trupore kishin pësuar ngasësi i veturës dhe një pasagjer tjetër të cilët janë duke marrë tretman mjekësor në QKUK.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari ngasësi i autobusit është dërguar në mbajtje për 48 orë, njofton PK-ja












