Trajneri i Arsenalit: Nuk jemi në garë as për kampion e as për top-4

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka thënë se klubi i tij duhet të jetë realist dhe ta pranojë se ekziston një dallim shumë i madh mes skuadrës së tyre dhe dy klubeve që e dominuan Premierligën sezonin e kaluar, duke hequr dorë kështu nga lufta për titull ende pa nisur sezoni i ri. Arsenali përfundoi […]

Arsenali përfundoi në pozitën e pestë në ligën elitare angleze sezonin e kaluar, një pikë prapa vendin të katërt, Tottenhamit, dhe si pasojë dështoi ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Po ashtu, “Topçinjtë” dështuan edhe ndaj Chelseat në finale të Ligës së Evropës, pasi të kaltrit fituan 4:1 ndaj rivalëve londinezë në Baku.

Kështu, Arsenali do të luajë në Ligën e Evropës edhe sezonin e ri, apo garën dytësore evropiane.

Synimi i Arsenalit për këtë sezon do të jetë ta zërë një vend në top katërshe dhe jo t’i sfidojë gjigantët Liverpool dhe Manchester City për titull.

Emery thotë se kjo do të ndodhë për shkak të dallimit tejet të madh mes skuadrës së tij dhe dy skuadrave më të mira në ligë.

“Ne duhet të jemi realist sepse dallimi mes nesh, Liverpoolit dhe Manchester City, është shumë i madh. Ne duam ta përmirësojmë këtë dhe duam të jemi më garues. Ama na duhet të përmirësohemi në mbrojtje por pa u dobësuar në sulm”, shtoi ai.

“Të jemi në top katërshe do të jetë prapë vështirë sepse Tottenhami po rritet. Chelsea po ashtu i ka mbajtur futbollistët dhe paraqitjet e mira”, theksoi ai.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova