Tragjike: Vdes boksieri rus pas lëndimeve të marra nga rrahja e rëndë në ring

Mprehtësia e një trajneri profesionist nuk mjafton ndonjëherë. Kështu ndodhi me boksierin rus Maxim Dadashev, i cili kaloi në gjendje kome, me dëmtime në tru pas ndeshjes me kundërshtarin Subriel Matias në Uashington të SHBA-ve, transmeton Periskopi. Ishte trajneri i 28-vjeçarit, që bindi boksierin e tij dhe urdhëroi menjëherë që ndeshja të ndalej, por kjo […]
Kështu ndodhi me boksierin rus Maxim Dadashev, i cili kaloi në gjendje kome, me dëmtime në tru pas ndeshjes me kundërshtarin Subriel Matias në Uashington të SHBA-ve, transmeton Periskopi.
Ishte trajneri i 28-vjeçarit, që bindi boksierin e tij dhe urdhëroi menjëherë që ndeshja të ndalej, por kjo nuk mjaftoi.
Dadashev u largua nga ringu duke e mbajtur për krahësh dhe më pas u dërgua në spital, aty ku mjekët u detyruan ta kalojnë në gjendje kome, duke i hapur një pjesë të kafkës për të rregulluar disa dëmtime në trurin e sportistit, por ai nuk arriti të mbijetojë, duke humbur jetën në mënyrë tragjike. /Periskopi.com/












