Tragjike: Refuzoi t’iu bindet urdhërave të hajdutëve për të dalë nga makina, futbollisti qëllohet për vdekje

Bota e futbollit ka marrë një lajm të rëndë. Futbollisti i Kombëtares së Venezuelës, Gerardo Mendoza ka mbetur i vrarë, transmeton Periskopi. Ish-lojtari i Portuguesa dhe Trujillanos është gjendur i vrarë në makinën e tij. Dyshimet e para lidhen me faktin se Mendoza është përplasur me një grup hajdutësh dhe pasi ka refuzuar të zbresë […]
Bota e futbollit ka marrë një lajm të rëndë. Futbollisti i Kombëtares së Venezuelës, Gerardo Mendoza ka mbetur i vrarë, transmeton Periskopi.
Ish-lojtari i Portuguesa dhe Trujillanos është gjendur i vrarë në makinën e tij. Dyshimet e para lidhen me faktin se Mendoza është përplasur me një grup hajdutësh dhe pasi ka refuzuar të zbresë nga makina ka mbetur viktimë në mënyrë makabër.
30 vjeçari është viktima e dytë e kësaj jave nga bota e futbollit. Pak ditë më parë, ish-legjenda e futbollit të Afrikës së Jugut, Mark Batchelor mbeti i vrarë pas një krimi makabër nga dy persona që po udhëtonin me motoçikletë. /Periskopi.com/













