Tottenham e mund Juventusin, Kane i shënon gol nga gjysma e fushës

Tottenham e mund Juventusin, Kane i shënon gol nga gjysma e fushës

Harry Kane ka shkëlqyer me një gol të vonshëm fantastik nga gjysma e fushës në fitoren dramatike të Tottenhamit kundër Juventusit në International Champions Cup të dielën në Singapor. Sulmuesi anglez Kane shënoi nga pika e mesit të fushës për t’i dhënë Tottenhamit fitoren 3:2 ndaj Juventusit në një takim tejet interesant dhe me shumë […]

Sulmuesi anglez Kane shënoi nga pika e mesit të fushës për t’i dhënë Tottenhamit fitoren 3:2 ndaj Juventusit në një takim tejet interesant dhe me shumë kthesa.

Skuadra e Mauricio Pochettinos pati një pjesë të parë më të mirë se ajo e Maurizio Sarrit dhe e kurorëzoi atë me një gol. Eric Lamela shënoi për 1:0 pas gjysmë ore lojë.

Sarri e nisi pjesën e dytë me katër ndryshime dhe nuk vonoi shumë dhe e barazoi rezultatin.

I sapo futuri në lojë, Gonzalo Higuain shënoi gol të bukur pas një kombinimi me Federico Bernardeschi në minutën e 56-të.

Vetëm katër minuta më vonë, kur akrepat shënonin një orë lojë, Cristiano Ronaldo e solli Juven në epërsi për herë të parë dhe të fundit në këtë takim, kur shënoi nga afërsia pasi u shërbye nga De Sciglio.

Blerja 85.5 milionë euro e Juves, Matthijs de Ligt, debutoi dhe luajti 25 minuta në këtë ndeshje.

Lucas Moura e ktheu gjigantin anglez në lojë duke shënuar për 2:2 në minutën e 65-të.

Një ndeshje shume interesante dhe me ritëm të lartë u kurorëzua nga një gol po aq brilant. Sulmuesi anglez Kane vuri re daljen e Szczensy dhe goditi nga pika e mesit të fushës duke shënuar për fitoren e Tottenhamit.

Tottenham tani ka 3 pikë në vendin e tretë, tri më pak se lideri Arsenal që ka 6 pikë. Juventus ashtu si Inter dhe Real Madrid mbetet pa pikë pas ndeshjes së parë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova