Top 10 zyrtarët më të pasur në Kosovës: Mes tyre edhe Edita Tahiri

Top 10 zyrtarët më të pasur në Kosovës: Mes tyre edhe Edita Tahiri

Behxhet Pacolli, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Hajredin Kuçi, Fatmir Limaj, Bujar Bukoshi, Isa Mustafa, Dardan Gashi, Dalimir Jevtiq dhe Edita Tahiri, janë dhjetë zyrtarët më të pasur në Kosovë. Shumica prej tyre bëjnë pjesë edhe në grupin e 10 zyrtarëve  me rritjen më të madhe të pasurisë në tri vitet e fundit. Kështu bëhet e […]

Shumica prej tyre bëjnë pjesë edhe në grupin e 10 zyrtarëve  me rritjen më të madhe të pasurisë në tri vitet e fundit. Kështu bëhet e ditur në platformën e krahasimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik nga viti 2010 deri në vitin 2019, të prezantuar sot nga Lëvizja Fol, ku objekt krahasimi janë rreth 500 zyrtarë publik.

E veçanta e kësaj platforme sipas drejtoreshës Mexhide Demolli, është se mund të bëhet krahasimi i të gjithë zyrtarëve të lartë publikë që nga viti 2010 deri në vitin 2019, duke filluar nga krerët e shtetit, ministrat, deputetët, kryetarët e komunave dhe të gjithë zyrtarëve e tjerë të cilët kanë mbajtur poste publike. Demolli:

“Janë rreth 500 zyrtarë publik të cilët janë në këtë platformë. E veçanta e kësaj platforme është se mund të bëhet krahasimi i gjithë atyre zyrtarëve prej vitit 2010 deri në vitin 2019, për kohën sa ata kanë mbajtur pozita në institucionet shtetërore. Kjo platformë përmes filterave të ndryshëm na mundëson që të bëjmë krahasime, duke filluar nga të gjitha pozitat, që të shohim pasurinë e të gjithëve. Kemi mundësinë të shohim veç pasurinë e deputetëve, janë tri legjislaturat e Kuvendit të Kosovës, tri legjislaturat e fundit ku janë të gjithë deputetët dhe mund të bëjmë edhe krahasime. Legjislatura e katër, pesë dhe gjashtë, do të thotë varësisht çka ne na intereson. Përveç deputetëve, mundësia e krahasimit është edhe tek Qeveria, kemi qeverinë Thaçi 2, e kemi qeverinë Mustafa dhe qeverinë e fundit Haradinaj.

Gjithashtu krahasime mund të bëjmë edhe me kryetarët e komunave”, tha ajo. Duke shpjeguar platformën, Demolli përmendi se në ballinë të saj paraqiten 10 zyrtarët më të pasur në institucionet e Kosovës, të ndarë sipas kategorive të ndryshme.

Risi në këtë platformë, sipas Demollit është kategorizimi i 10 zyrtarëve me burimet më të shumta të të ardhurave.

“Përveç këtyre risi në këtë platformë e kemi edhe 10 zyrtarët me burimet më të shumta të të ardhurave. Kategoritë janë të njëjta, te krerët e shtetit, te deputetët, te ministrat dhe kryetarët e komunave… ajo çka kisha dashtë mu ndalë të kjo pjesë, të burimet e të ardhurave, kemi shumë zyrtarë publikë të cilët posedojnë aksione në shumë kompani, mirëpo nuk paraqesin të ardhurat nga këto kompani në formularët e dorëzuar në Agjencionin Kundër Korrupsion, nuk i paraqesin të ardhurat e tyre si të hyra vjetore, e numri i tyre mund të themi se është mjaft” tha drejtoresha Demolli.

Të dhënat e përdorura  në këtë platformë janë raporte të publikuara nga Agjencia Kundër Korrupsionit, por që këtu na vijnë të ripërpunuara dhe shumë më lehtë të çasshme

 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik