Statistikat nga humbja e Feronikelit kundër Slovan Bratislavës

Feronikeli është mposhtur 2-1 si mysafir i Slovan Bratislavës të nërkurën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për në Europa League. Ishte një paraqitje me karakter nga “Nikli”, skuadër e cila arriti të shënojë golin shumë të vlefshëm si mysafir në minutën e 67-të, pasi fillimisht Slovani kishte shënuar me anë të Nonos në […]
Feronikeli është mposhtur 2-1 si mysafir i Slovan Bratislavës të nërkurën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për në Europa League.
Ishte një paraqitje me karakter nga “Nikli”, skuadër e cila arriti të shënojë golin shumë të vlefshëm si mysafir në minutën e 67-të, pasi fillimisht Slovani kishte shënuar me anë të Nonos në minutën e nëntë dhe Sporarit në minutën e 61-të, transmeton Periskopi.
Djelmoshat nga Drenasi u treguan të matur në një ambient tejet të tensionuar, derisa vazhdimisht dëgjoheshin thirrjet raciste kundër Kosovës nga fansat sllovakë në tribuna.
Më poshtë, ju sjellim statistikat e plota nga ndeshja. /Periskopi.com/













