Sot po mbahen zgjedhjet parlamentare në Ukrainë

Kutitë e votimit janë hapur të dielën në Ukrainë. Votuesit do t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre të rinj në parlament. Volodymyr Zelensky u bë president i Ukrainës në prill të këtij viti, por ka thënë se deri tash nuk ka pasur mundësi t’i emërojë ministrat që dëshiron. Ish-humoristi po shpreson që këto zgjedhje të jashtëzakonshme, […]

Volodymyr Zelensky u bë president i Ukrainës në prill të këtij viti, por ka thënë se deri tash nuk ka pasur mundësi t’i emërojë ministrat që dëshiron.

Ish-humoristi po shpreson që këto zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat i kishte shpallur menjëherë pasi ishte zgjedhur president, do ta forcojnë pushtetin e tij dhe t’i japin më shumë mundësi për reforma.

Partia e presidentit Zelensky, e quajtur “Shërbëtori i Popullit” sipas emrit të emisionit televiziv, që dikur udhëhiqej nga ai, pritet të shënojë rezultate të mira në këto zgjedhje.

Sipas anketave, partia e dytë më e popullarizuar është Platforma e Opozitës për Jetë, e cila  është përkrahëse e Rusisë dhe pritet të marrë më së shumti vota në rajonet lindore të Ukrainës.

Megjithatë, Zelensky e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me këtë parti, nëse nuk i siguron votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë pa koalicion.

Presidenti i Ukrainës duhet ta ndajë pushtetin me parlamentin, i cili ka të drejtë ta formojë qeverinë dhe ta propozojë kryeministrin, shkruan “BBC”.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit