Shqipëria në të njejtin grup me Serbinë

Shqipëria në të njejtin grup me Serbinë

Në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti i grupeve të fazës eliminatore të Kampionatit Evropian të Basketbollit 2021 për femra dhe meshkuj. Në këto eliminatore merr pjesë edhe Shqipëria, me të dyja ekipet kombëtare. Kombëtarja e femrave është pozicionuar në Grupin E të Eurobasket ëomen 2021, së bashku me Lituaninë, Turqinë e Serbinë. Sipas FIBA-Europe, […]

Në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti i grupeve të fazës eliminatore të Kampionatit Evropian të Basketbollit 2021 për femra dhe meshkuj. Në këto eliminatore merr pjesë edhe Shqipëria, me të dyja ekipet kombëtare.

Kombëtarja e femrave është pozicionuar në Grupin E të Eurobasket ëomen 2021, së bashku me Lituaninë, Turqinë e Serbinë. Sipas FIBA-Europe, ndeshjet e kësaj faze do të luhen në tri periudha të ndryshme kohore: 17-25 shkurt 2020; 23 nëntor-1 dhjetor 2020 dhe 15-23 shkurt 2021, transmeton Periskopi.

Një short i vështirë për kombëtaren kuqezi, që me të rriturat nuk fiton prej vitesh. Për më tepër që shorti është shumë i vështirë, me tri skuadra të forta dhe pretendente për t’u kualifikuar më tej.

Kombëtarja e meshkujve ka një rrugëtim më të gjatë për të shkuar në fazën e grupeve. Shqipëria, fillimisht do të luajë fazën para-eliminatore të Evropianit. Siç dihet, në gusht, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali do të përballen me Danimarkën e Bjellorusinë.

Kuqezinjtë kanë një javë që kanë nisur përgatitjet për këtë fazë para-eliminatore, ku më tej kualifikohet vetëm skuadra më e mirë. Pra, një mision i vështirë për kombëtaren e meshkujve, që duhet ta mbyllë grupin në vendin e parë.

Në rast se kualifikohet, Shqipëria do të luajë më pas në Grupin C eliminator të Eurobasket 2021, ku janë edhe Republika Çeke, Belgjika dhe Lituania. /Periskopi.com/

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova