Shiko: Vetëm 15 minuta pasi debutoi me Barcelonën Griezmann e pësoi keq kundër Chelseat

Antoine Griezmann ka pritur një kohë të gjatë të luajë për Barcelonën. Sulmuesi francez ishte afër të largohej nga Atletico Madridi sezonin e kaluar, por me anë të një dokumentari kontravers të quajtur “Vendimi,” ai refuzoi kalimin në “Camp Nou”. Sidoqoftë, Barça vendosi të paguajë klauzolën liruese të tij prej 120 milionë eurove këtë verë […]
Sulmuesi francez ishte afër të largohej nga Atletico Madridi sezonin e kaluar, por me anë të një dokumentari kontravers të quajtur “Vendimi,” ai refuzoi kalimin në “Camp Nou”.
Sidoqoftë, Barça vendosi të paguajë klauzolën liruese të tij prej 120 milionë eurove këtë verë duke i siguruar më në fund shërbimet e tij.
Ai debutoi në miqësoren kundër Chelseat në “Rakuten Cup”, të martën.

Dhe e drejtë të themi se ai nuk e shijoi startin më të mirë të mundshëm.
Vetëm 16 minuta pas paraqitjes së tij të parë me klubin, Jorginho ndërhyri rëndë në francezin.
Dyshja u fut në një duel 50/50 për top, por ishte Griezmann ai që e pësoi më së keqi.
Shikoni më poshtë.
دخول عنيف من جورجينهو على جريزمان
شوية ويضيع مستقبله وملايين برشلونة?#Griezmann pic.twitter.com/MlMps66nAk
— FORZA JUVENTUS (@juv26) July 23, 2019
Ndërhyrje e pamenduar nga Jorginho. Ish-ylli i Atletico Madridit megjithatë arriti ta vazhdojë ndeshjen, por nuk mundi ta parandalojë humbjen e skuadrës së tij me rezultat 2-1. /Periskopi.com/












