Shënon gol fantastik kundër Juventusit dhe feston si Ronaldo – shikoni si reagon CR7 nga banka rezervë

Një gol ndaj Juventusit nuk mund të harrohet lehtë! Sidomos, nëse të jepet mundësia që të kesh të ftuar pikërisht bardhezinjtë në Seul, në një miqësore të turneut veror. Bëhet fjalë për brazilianin Cesar Fernado Silva Dos Santos, ose ndryshe “Cesinha”, që pasi ka shënuar ndaj “Zonjës”, menjëherë ka shkuar të bëjë festimin e veçantë […]
Një gol ndaj Juventusit nuk mund të harrohet lehtë! Sidomos, nëse të jepet mundësia që të kesh të ftuar pikërisht bardhezinjtë në Seul, në një miqësore të turneut veror. Bëhet fjalë për brazilianin Cesar Fernado Silva Dos Santos, ose ndryshe “Cesinha”, që pasi ka shënuar ndaj “Zonjës”, menjëherë ka shkuar të bëjë festimin e veçantë të Cristiano Ronaldos, pra “SIUUUU”…
Dhe, e gjitha kjo duke iu drejtuar yllit portugez, që ndiqte gjithçka nga stoli dhe ka bërë edhe shenjë me fytyrë si për të treguar që deri këtu ka arritur puna… /Periskopi.com/
siiiiiii #كريستيانو_رونالدو #Ronaldo pic.twitter.com/bmFlroR1lO
— AMMAR (@JUVE__80) July 26, 2019












