Shënoi hat-trick brilant pastaj e quajti trajnerin kundërshtar ‘k*rvë e vogël’ – Zlatani që e njohim të gjithë

Zlatan Ibrahimovic pati shumë për të thënë para ndeshjes së LA Galaxyt me LAFC. 37-vjeçari tregoi mungesë respekti për tërë MLS-në duke thënë se ai është një Ferrari në mesin e Fiatëve, transmeton Periskopi. “MLS nuk është në nivelin e Evropës, për të qenë i sinqertë. Më herët, kam luajtur me lojtarë të nivelit tim […]
Zlatan Ibrahimovic pati shumë për të thënë para ndeshjes së LA Galaxyt me LAFC.
37-vjeçari tregoi mungesë respekti për tërë MLS-në duke thënë se ai është një Ferrari në mesin e Fiatëve, transmeton Periskopi.
“MLS nuk është në nivelin e Evropës, për të qenë i sinqertë. Më herët, kam luajtur me lojtarë të nivelit tim ose afër nivelit tim gjë që e bën ndeshjen të lidhet me më lehtësi,” tha ai.
“Këtu, jam si Ferrari në mesin e Fiatëve. Dhe mund të ndodh që Ferrari të bëhet Fiat, ose Fiati mund të bëhet Ferrari. E kisha të njejtin problem me Kombëtaren, por jo kaq shumë.”
Pas gjithë fjalëve të tij jashtë fushës, Zlatani pastaj tregoi aftësitë e tij në fushë derisa skuadra e tij u ndesh me LAFC.
Galaxy fitoi 3-2, me Ibrahimovicin që shënoi një hat-trick të jashtëzakonshëm.
Friday: ?“I’m a Ferrari surrounded by Fiats.”
Saturday: Scores a perfect hat-trick ⚽️⚽️⚽️
Ladies and gentlemen, Zlatan Ibrahimovic ?#Zlatan #Ibrahimovic #ZlatanIbrahimovic #MLS pic.twitter.com/jg55JdkrUS
— GiveMeSport Football (@GMS__Football) July 20, 2019
Por këtu nuk përfundon storia.
Zlatan shtyu një lojtar gjatë festës për golin e tretë, pastaj e quajti trajnerin e LAFC “k*rvë e vogël” dhe tha këtë pas ndeshjes.
“Ju bëtë një gabim, e krahasuat atë [Carlos Velan, lojtarin e LAFC] me mua. Ky ishte gabimi juaj më i madh.” /Periskopi.com/
Look at the way Zlatan throws him to the floor as he goes to celebrate scoring a hat-trick ???#Zlatan #Ibrahimovic #ZlatanIbrahimovicpic.twitter.com/a0P9IUiizc
— GiveMeSport Football (@GMS__Football) July 20, 2019












