Serbët frikësohen se futbollisti shqiptar mund ta bëjë shqiponjën kundër Crvena Zvezdës

Shqiponja dykrenore është bërë ankth për serbët. Në fakt, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka i tronditën serbët duke festuar me shqiponjën dykrenore në Botërorin 2018 kur shënuan për Zvicrën kundër Serbisë. Dhe, serbët frikësohen se ky skenar mund të përgatitet edhe në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndërmjet Crvena Zvezdës dhe HJK Helsinkit. Tek […]

Në fakt, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka i tronditën serbët duke festuar me shqiponjën dykrenore në Botërorin 2018 kur shënuan për Zvicrën kundër Serbisë.

Dhe, serbët frikësohen se ky skenar mund të përgatitet edhe në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndërmjet Crvena Zvezdës dhe HJK Helsinkit.

Tek ekipi finlandez luan një futbollist shqiptar nga Kosova.

Bëhet fjalë për Erfan Zenelin, futbollistin kualitativ ofanziv kosovar.

32 vjeçari e ka kaluar thuajse krejt karrierën në Finlandë, ndërsa shpesh ka festuar duke e formuar me duar shqiponjën dykrenore, simbol i shqiptarëve.

Prandaj, “Telegrafi” serb e ka paralajmëruar një mundësi të tillë që Zeneli të festojë me shqiponjë nëse shënon ndaj Zvezdës.

“Legjenda e Helsinkit është një finlandez që golat i feston me shqiponjën shqiptare”, ka shkruar mediumi i njohur serb.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova