Sarri: Më pëlqen Pogba por…

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri e ka konfirmuar se e pëlqen Paul Pogban por ka thënë se ai është lojtar i Manchester Unitedit. Francezi u largua nga biankonerët për një shumë rekorde prej 105 milionë eurove më 2016, por ka fituar vetëm një Kupë të Ligës dhe Europa Leaguen te “Djajtë e Kuq”, transmeton Periskopi. […]
Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri e ka konfirmuar se e pëlqen Paul Pogban por ka thënë se ai është lojtar i Manchester Unitedit.
Francezi u largua nga biankonerët për një shumë rekorde prej 105 milionë eurove më 2016, por ka fituar vetëm një Kupë të Ligës dhe Europa Leaguen te “Djajtë e Kuq”, transmeton Periskopi.

Fituesi i Kupës së Botës ka qenë i lidhur me një rikthim në Torino, dhe trajneri u pyet për këtë në konferencë për shtyp para miqësores me Tottenhamin.
“Më pëlqen shumë Pogba,” e konfirmoi Sarri.
“Megjithatë, ai është lojtar i Manchester Unitedit. Nuk jam drejtor sportiv, kështu që nuk e di cila është situata.”
Real Madridi gjithashtu besohet se është i interesuar në Pogban, por Unitedi do të kërkonte një shumë të madhe për ta shitur një prej lojtarëve kryesor. /Periskopi.com/












