Ramadani: Haradinaj shkon gjatë kësaj jave në Hagë, si kryeministër në detyrë

Ramadani: Haradinaj shkon gjatë kësaj jave në Hagë, si kryeministër në detyrë

Burim Ramadani nga AAK-ja, thotë se Haradinaj do të paraqitet në Dhomat e Specializuara gjatë kësaj jave. Ai ka thënë se Haradinaj shkon në Hagë si ‘kryeministër në largim’. “Kryeministri Haradinaj do të ketë paraqitjen e tij në Dhomat e Specializuara gjatë javës ose deri në fund të javës. Pjesa tjetër do të vazhdojë tutje […]

Burim Ramadani nga AAK-ja, thotë se Haradinaj do të paraqitet në Dhomat e Specializuara gjatë kësaj jave.

Ai ka thënë se Haradinaj shkon në Hagë si ‘kryeministër në largim’.

“Kryeministri Haradinaj do të ketë paraqitjen e tij në Dhomat e Specializuara gjatë javës ose deri në fund të javës. Pjesa tjetër do të vazhdojë tutje me procesin politik ku jemi. Zoti Haradinaj i ka ba një nder Kosovës, duke ruajtur nderin e shtetit të Kosovës, duke dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit. Zoti Haradinaj, paraqitet si qytetar i Kosovës, pra si kryeministër në detyrë, pra nuk ka leju të ipet nderi i shtetit në një dorë tjetër”, ka thënë Ramadani për Info Magazine, shkruan Periskopi.

“Besoj se AAK dhe gjithë qytetarët janë ndi dhe ndihen keq me një situatë të tillë, por ajo që ka qartësu kryeministri Haradinaj, qëndrimi i AAK’së është që Kosova të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare që t’ia kthejë mandatin qytetarit. AAK ka qenë në një lloj vlugu të punëve në nivel degësh dhe aderimesh sic kemi parë gjatë gjithë kësaj kohe. Është në përgatitje serioze për zgjedhje.  Besoj që të gjithë në skenën politike duhet të jenë racional, të kuptohen, të kuptojnë rëndësinë e kthimit të së drejtës së sovranit tek qytetarët.   AAK hyn me situata të partneritetit të mirë me disa parti, por besoj se është herët të flitet për situata të tjera, besoj që Aleanca mund të hyjë e vetme në zgjedhje sepse jemi të sigurt se qëndrimi i qytetarëve është jashtëzakonisht i madh dhe pretendojmë të dalim të parët në zgjedhje”, ka thënë Ramadani./Periskopi/

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik