Publikohen detaje tjera shokuese rreth sulmit që iu bë Ozilit dhe Kolasinacit në mes të rrugës

Pamje shokuese të CCTV u publikuan të enjten mbrëma me protagonistë dyshen e Arsenalit, Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac, të cilët ishin cak i dy grabitësve të armatosur me thika. Kolasinac është etiketuar si hero në rrjetet sociale pasi u përball me dy hajdutët, të cilët u panë duke vrapuar pasi u konfrontuan nga boshnjaku. […]
Pamje shokuese të CCTV u publikuan të enjten mbrëma me protagonistë dyshen e Arsenalit, Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac, të cilët ishin cak i dy grabitësve të armatosur me thika.
Kolasinac është etiketuar si hero në rrjetet sociale pasi u përball me dy hajdutët, të cilët u panë duke vrapuar pasi u konfrontuan nga boshnjaku.
Ozil, ndërkohë, qëndroi brenda veturës me bashkëshorten Amine, e cila poashtu ishte në veturë në kohën kur ndodhi incidenti, transmeton Periskopi.
Arsenali e konfirmoi se të dy lojtarët “janë mirë”, por situata ka mundur të shkonte krejt ndryshe.

“Sky News”tani ka publikuar detaje të tjera të asaj që ndodhi, përfshirë edhe deklaratat e dëshmitarëve një prej të cilëve ka thënë se Ozil u duk “absolutisht i tmerruar” gjatë tentativës për plaçkitje.
“Sky” kupton se Ozil dhe Kolasinac ishin së bashku kur u sulmuan nga dy hajdutë, të cilët u munduan t’i thyenin xhamat e veturës me gurë dhe një tullë.
Ata iu afruan futbollistëve jashtë shtëpisë së Kolasinacit dhe u munduan ta vidhnin një orë.
Scary footage of Mesut Ozil’s car getting jumped and Sead Kolasinac reacting like a madman ?
Kolasinac jumped out of the car and confronted the bikers with his bare hands ?
Both of them were holding knives ?#AFC #Kolasinac #Ozil pic.twitter.com/44ohGUzAHo
— GiveMeSport Football (@GMS__Football) July 25, 2019
Ozil reagoi duke e lënë automjetin në mes të rrugës para se të futej në një restaurant.
Gjermani, i cili është me prejardhje turke, pastaj u ndihmua nga kamarierët dhe kuzhinerët e restaurantit, të cilët e ndihmuan t’i ndiqte sulmuesit.
Yasmin Tahsiner, bashkëpronare e restaurantit, tha se Ozil dhe Kolasinac janë klientë të rregullt dhe shtoi se ata ishin ndjekur nga dy hajdutët për 10-15 minuta.
Ajo u shpreh për ‘Sky’: “Ata kërkuan nga ai [Kolasinac] menjëherë ‘ma jep orën’. Pastaj, u munduan ta sulmonin, ai u mundua të futej në makinë.
“Nga dera tjetër, sulmuesi tjetër u mundua të futej poashtu në veturë. Kur Ozil nisi veturën, ata i ndoqën me një motoçikletë për 15 minuta.” /Periskopi.com/












