Publikohen çmimet e biletave për ndeshjen Francë-Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Francë – Shqipëri, ndeshje kjo që do të luhet në datën 7 shtator në orën 20:45. Sfida do të luhet në stadiumin “Stade de France” dhe biletat mund të blihen online në faqen zyrtare të FSHF-së ose pranë […]
Federata Shqiptare e Futbollit njofton se kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Francë – Shqipëri, ndeshje kjo që do të luhet në datën 7 shtator në orën 20:45.
Sfida do të luhet në stadiumin “Stade de France” dhe biletat mund të blihen online në faqen zyrtare të FSHF-së ose pranë dyqanit.
Bëhet me dije se çmimi i biletës do të jetë 25 mijë lekë të reja. /Periskopi.com/













