Përgjigja brilante e Ibrahimovicit kur reporteri thotë se Carlos Vela është lojtari më i mirë në MLS

Karriera e Zlatan Ibrahimovicit mund të jetë duke shkuar drejt fundit, por egoja e tij qartazi nuk po jep shenja venitjeje. Suedezi i dha fund karrierës së tij në Evropë te Manchester Unitedi, por dështoi të fitojë trofe nën Jose Mourinhon. Pastaj ai kaloi në MLS, ku ka fituar vëmendje të madhe për shkak të […]
Karriera e Zlatan Ibrahimovicit mund të jetë duke shkuar drejt fundit, por egoja e tij qartazi nuk po jep shenja venitjeje.
Suedezi i dha fund karrierës së tij në Evropë te Manchester Unitedi, por dështoi të fitojë trofe nën Jose Mourinhon.
Pastaj ai kaloi në MLS, ku ka fituar vëmendje të madhe për shkak të deklaratave kontraverse.
Ai madje e ka etiketuar veten si “Zot”, gjë të cilën dikush e mori me sportivitet e dikujt nuk i pëlqeu.
“[Carlos Vela] is playing in MLS and he’s in his prime. When I was 29 where was I?”
Ahead of El Tráfico, Zlatan says he’s the best player in MLS “by far” ? (via @ahoraonuncaespn) pic.twitter.com/nAqYrM47sB
— ESPN FC (@ESPNFC) July 18, 2019
Së fundmi, kur iu tha atij se Carlos Vela ka shënuar 19 gola dhe 12 asistime këtë sezon dhe skuadra e tij, Los Angeles, është në krye të tabelës në MLS, Ibrahimovic nuk mundi t’i shmanget një reagimi.
Kur u pyet nëse ai ende është më i miri në kampionatin amerikan, u përgjigj:
“Shumë larg [jam më i miri], sepse nëse ai është në formën më të mirë në karrierë, sa vjeçar është?
“Ai po luan në MLS dhe është në formën më të mirë? Ku isha unë kur isha 29-vjeçar?”
Reporteri pastaj mund të dëgjohet duke thënë: “Në Evropë”, ndaj të cilës Ibra u përgjigj me një buzëqeshje dhe fjalët “saktësisht, dallim i madh.” /Periskopi.com/












