Paraqitje e dobët në pjesën e parë nga Feronikeli – e mbyll intervalin në disavantazh

Feronikeli e ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes kualifikuese për në Europa League kundër Slovan Bratislavas me disavantazh minimal 1-0. Ishte një 45-minutësh për t’u harruar nga “Nikli”, skuadër e cila pati vetëm dy tentativa drejt portës kundërshtare, krahas dhjetë të sllovakëve. Golin e vetëm për vendësit e shënoi Nono në minutën e nëntë. […]
Feronikeli e ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes kualifikuese për në Europa League kundër Slovan Bratislavas me disavantazh minimal 1-0.
Ishte një 45-minutësh për t’u harruar nga “Nikli”, skuadër e cila pati vetëm dy tentativa drejt portës kundërshtare, krahas dhjetë të sllovakëve.
Golin e vetëm për vendësit e shënoi Nono në minutën e nëntë.
Djelmoshat e Zekirija Ramadanit do të mundohen të shënojnë me çdo kusht si mysafir, para ndeshjes së kthimit në Kosovë pas një jave. /Periskopi.com/












