Nuk ka asnjë shans që Ademi të mos shkojë në burg – ja çka do të thotë “burgimi efektiv”

Disa orë më parë u raportua se presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është dënuar me nëntë muaj burgim efektiv, pasi është shpallur fajtor për njërën prej dy veprave penale me të cilat ai është ngarkuar. E dëgjuam shumë fjalën “burgim efektiv” gjatë ditës së sotme në secilin lajm që kishte të […]
Disa orë më parë u raportua se presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është dënuar me nëntë muaj burgim efektiv, pasi është shpallur fajtor për njërën prej dy veprave penale me të cilat ai është ngarkuar.
E dëgjuam shumë fjalën “burgim efektiv” gjatë ditës së sotme në secilin lajm që kishte të bënte me Ademin, por asnjëherë nuk u shpjegua kuptimi i qartë i termit.
Periskopi ka kontaktuar me njohës të ligjit dhe ka marrë përgjigjen rreth paqartësive.

Në bazë të përgjigjes që kemi marrë, potencohet se burgimi efektiv është dënim i menjëhershëm prapa hekurave dhe që nuk mund të shmanget me kaucion me pagesë ose me marrëveshje të tjera që i parasheh ligji.
Gjithmonë kjo vlen vetëm nëse i dyshuari shpallet fajtor edhe nga gjykata e shkallës së dytë – Gjykata e Apelit.
Avokati i Ademit në një prononcim ka shprehur optimizmin se Gjykata e Apelit do ta shfuqizojë këtë vendim, por në bazë të informacioneve të para që Periskopi ka marrë, thuhet se gjasat janë shumë të vogla që një gjë e tillë të ndodh.
Domethënë, nëse Gjykata e Apelit nuk e shfuqizon vendimin e Gjykatës Themelore, atëherë burgimi i Ademit është i pashmangshëm.
Madje, edhe nëse e pranon fajësinë i akuzuari, ai prapë nuk do të mund të bënte ndonjë marrëveshje me Prokurorin në mënyrë që dënimi të paguhet me gjobë. /Periskopi.com/












