Neymar-Barça: Bartomeu i telefonon Al Khelaifit

Vazhdon telenovela Neymar. E ardhmja e brazilianit, i cili ndodhet në Azi me PSG-në, mbetet një mister. Lojtari po rikuperon nga një problem fizik që e detyron të punojë i veçuar, transmeton Periskopi. Ndërkohë, në horizont është gjithmonë interesimi i Barcelonës, por operacioni duket shumë i vështirë për t’u realizuar. Sipas “AS”, presidenti i klubit […]
E ardhmja e brazilianit, i cili ndodhet në Azi me PSG-në, mbetet një mister.
Lojtari po rikuperon nga një problem fizik që e detyron të punojë i veçuar, transmeton Periskopi.
Ndërkohë, në horizont është gjithmonë interesimi i Barcelonës, por operacioni duket shumë i vështirë për t’u realizuar.
Sipas “AS”, presidenti i klubit katalanas, Josep Bartomeu, ka kontaktuar numrin një të francezëve, Nasser Al Khelaifi.
“Nëse vendosni ta shisni, ne do të jemi gati të flasim”, mësohet të ketë qenë mesazhi i Bartomeut. /Periskopi.com/












