Në Spanjë janë të bindur se Coutinho shitet nëse ofrohet kjo shumë

Barcelona ka fiksuar tashmë çmimin përfundimtar për të larguar nga Camp Nou brazilianin Philippe Coutinho. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja “Mundo Deportivo”, që bën me dije se ish-ylli i Liverpool mund të transferohet që këtë merkato vere, transmeton Periskopi. Për tu ulur në tavolinën e negociatave me klubin katalanas, skuadrat e interesuara për shërbimet […]
Barcelona ka fiksuar tashmë çmimin përfundimtar për të larguar nga Camp Nou brazilianin Philippe Coutinho.
Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja “Mundo Deportivo”, që bën me dije se ish-ylli i Liverpool mund të transferohet që këtë merkato vere, transmeton Periskopi.
Për tu ulur në tavolinën e negociatave me klubin katalanas, skuadrat e interesuara për shërbimet e Coutinho do të duhet të kenë gati çekun prej 120 milionë euro.
Një investim jo i vogël për këdo që kërkon të tentojë super-goditjen e merkatos. /Periskopi.com/












