Momenti kur Sissoko brutalisht ia merr topin yllit të Man Unitedit dhe pastaj e shkelë në gjoks

Tottenhami ka bërë disa ndërhyrje tejet të rënda kundër Manchester Unitedit në pjesën e parë të ndeshjes miqësore në “International Champions Cup”. Dan James, transferimi i ri i Unitedit, e gjeti veten viktimë të disa prej tyre, transmeton Periskopi. Ai ishte subjekt i një ndërhyrje brutale nga Moussa Sissoko në afërsi të zonës, derisa disa […]
Tottenhami ka bërë disa ndërhyrje tejet të rënda kundër Manchester Unitedit në pjesën e parë të ndeshjes miqësore në “International Champions Cup”.
Dan James, transferimi i ri i Unitedit, e gjeti veten viktimë të disa prej tyre, transmeton Periskopi.
Ai ishte subjekt i një ndërhyrje brutale nga Moussa Sissoko në afërsi të zonës, derisa disa momente më vonë u shkel në gjoks.
James po mundohej ta mbante topin afër rivënies këndore, por u rrëzua në fushë pas ndërhyrjes nga kundërshtari.
Me uellsianin në fushë, Sissoko pastaj nxiti edhe më shumë reagime duke e shkelur në gjoks të riun.
Absolutely disgusting from Moussa Sissoko on Daniel James
pic.twitter.com/wGEvkTc1Om— DILLINGER ? (@DillanMUFC) July 25, 2019
E tmerrshme. Dikush duhet t’i thotë Sissokos se është vetëm miqësore. /Periskopi.com/












