Momenti kur Ronaldo humb kokën dhe i kërcen në shpinë policit në fushë

Momenti kur Ronaldo humb kokën dhe i kërcen në shpinë policit në fushë

Cristiano Ronaldo është padyshim një prej futbollistëve më të popullarizuar në botë, nëse jo më i popullarizuari. Çdokush rreth e qark globit do të bënte gjithçka për ta takuar atë nga afër, transmeton Periskopi. Por në realitet, për një fans të rëndomtë është thjesht e pamundur ta takojë superyllin portugez. Jo vetëm që ai është […]

Cristiano Ronaldo është padyshim një prej futbollistëve më të popullarizuar në botë, nëse jo më i popullarizuari.

Çdokush rreth e qark globit do të bënte gjithçka për ta takuar atë nga afër, transmeton Periskopi.

Por në realitet, për një fans të rëndomtë është thjesht e pamundur ta takojë superyllin portugez.

Jo vetëm që ai është jashtëzakonisht i zënë me aktivitetet e tij të futbollit, por ai gjithashtu ka jetën personale, gjë që ia pamundëson atij interaksionin e shpesht me fansa.

Kështu që disa fansa nganjëherë vendosin ta marrin çështjen në duart e veta dhe të ndërprejnë ndeshje të futbollit vetëm që të jenë sa më afër pesë herë “Topit të Artë”.

Saktësisht kjo ndodhi të martën kur një fans vrapoi nëpër fushë gjatë sesionit stërvitor të Juventusit në Nanjing të Kinës.

Mirëpo, para se ta kishte rastin të arrinte te Ronaldo, sigurimi e hodhi atë për tokë dhe e largoi.

Por gjatë tollovisë, Ronaldo reagoi në mënyrë tejet të çuditshme.

Në vend se t’i lejonte autoritetet ta kryenin punën, ai vrapoi dhe i kërceu në shpinë një polici.

Polici, njejtë si gjithë të tjerët, mbeti i befasuar.

Shikoni momentin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

What’s Cristiano Ronaldo playing at here? ?pic.twitter.com/7bOoNMMMGO

— GiveMeSport Football (@GMS__Football) July 23, 2019

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova