Milani më në fund bën “boomin” e madh – siguron top lojtarin për 35 milionë euro

Sipas RMC Sport, por që lajmi ishte bërë me dije që përpara dy ditësh nga mediat italiane, Milani thuajse ka kryer goditjen Rafael Leao, sulmuesi i Lille në kampionatin francez. Është gazetari francez Mohamed Bouhafsi ai që lëshon bombën: “Vetëm nëse nuk ka ndryshim plani, sipas burimeve pranë lojtarit, Rafael Leao do të bashkohet me […]
Sipas RMC Sport, por që lajmi ishte bërë me dije që përpara dy ditësh nga mediat italiane, Milani thuajse ka kryer goditjen Rafael Leao, sulmuesi i Lille në kampionatin francez.
Është gazetari francez Mohamed Bouhafsi ai që lëshon bombën: “Vetëm nëse nuk ka ndryshim plani, sipas burimeve pranë lojtarit, Rafael Leao do të bashkohet me Milanin orët në vazhdim për 35 mln euro”, transmeton Periskopi.

“Futbollisti pritet për vizitat mjekësore”. Lille ka këmbëngulur sidomos për Thiago Djalo, që do të bashkohet me francezët për shifrën 5 mln euro, edhe pse operacioni nuk është i lidhur bashkë.
Lille ka vendosur edhe 20% të rishitjes nga ana e Milanit. Vizitat mjekësore priten në fundjavë”. /Periskopi.com/












