Milani interesohet për yllin e Man Cityt

Milani është duke bërë lëvizje për transferimin e qendërmbrojtësit të Manchester Cityt, Nicolas Otamendi. “Rossonerët” po bëjnë ndryshime të mëdha në mbrojtje nën trajnerin e ri, Marco Giampolo, derisa lëvizjet për Merih Demiral dhe Daniele Ruganin duket se kanë dështuar, transmeton Periskopi. Sipas “Calciomercato.it”, emri tjetër në listë është 31-vjeçari Nicolas Otamendi, i cili iu […]
Milani është duke bërë lëvizje për transferimin e qendërmbrojtësit të Manchester Cityt, Nicolas Otamendi.
“Rossonerët” po bëjnë ndryshime të mëdha në mbrojtje nën trajnerin e ri, Marco Giampolo, derisa lëvizjet për Merih Demiral dhe Daniele Ruganin duket se kanë dështuar, transmeton Periskopi.

Sipas “Calciomercato.it”, emri tjetër në listë është 31-vjeçari Nicolas Otamendi, i cili iu bashkua Manchester Cityt më 2015 për 50 milionë euro.
Ai ka bërë 33 paraqitje sezonin e kaluar, duke kontribuar me një gol dhe një asistim.
Otamendi raportohet se nuk është pjesë e pandashme e planeve të Guardiolas, kështu që shumë lehtë ai mund të kalojë te Milani. /Periskopi.com/












