Matoshi: 10shet e Enver Hasanit po e sulmojnë Ramush Haradinajn

Këshilltari për media i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, ka sulmuar verbalisht ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasanin – raporton Periskopi. Matoshi, në televizionin publik, i ka kundërshtuar deklaratat e Enver Hasanit se Haradinaj pas dorëheqjes nuk ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe se ai tashmë është vetëm një ish-kryeministër. Deklaratat […]
Matoshi, në televizionin publik, i ka kundërshtuar deklaratat e Enver Hasanit se Haradinaj pas dorëheqjes nuk ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe se ai tashmë është vetëm një ish-kryeministër.
Deklaratat e tilla, Matoshi i ka cilësuar si sulme të qëllimshme ndaj shefit të tij.
Matoshit i është thënë se mendim të ngjashëm me Hasanin kanë edhe juristë të tjerë dhe njohës të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Kuadrat e Enver Hasanit po e sulmojnë Ramush Haradinajn. Ata janë 10she të Hasanit”, ka thënë Matoshi.
Ai ka insistuar se mbledhja e sotme e Qeverisë nuk ka qenë joligjore./PERISKOPI












