Martial në top formë derisa Man Unitedi mposht Tottenhamin në miqësoren parasezonale

Manchester Unitedi e ka mposhtur Tottenhamin në turneun miqësor “International Champions Cup”, për ta mbajtur bilancin perfekt në parasezon. Golat nga Anthony Martial dhe Angel Gomes ia siguruan fitoren “Djajve”, derisa Lucas Moura realizoi golin e vetëm për londinezët. Ishin dhjetë minuta hapës shumë intensiv, me Martialin dhe Dele Allin që humbën raste të mira […]
Manchester Unitedi e ka mposhtur Tottenhamin në turneun miqësor “International Champions Cup”, për ta mbajtur bilancin perfekt në parasezon.
Golat nga Anthony Martial dhe Angel Gomes ia siguruan fitoren “Djajve”, derisa Lucas Moura realizoi golin e vetëm për londinezët.
Ishin dhjetë minuta hapës shumë intensiv, me Martialin dhe Dele Allin që humbën raste të mira shënimi, transmeton Periskopi.
Por Martial arriti të realizojë në minutën e 21-të duke shënuar nga një kënd i ngushtë nën këmbët e portierit – francezi pastaj vazhdoi të impresionojë në rolin e qendërsulmuesit.
GOAL- Martial! pic.twitter.com/1RolVVJQYj
— Isaac (@MUFC__1999) July 25, 2019
Ylli i Spurs, Moussa Sissoko i shpëtoi me fat përjashtimit pasi shkeli në gjoks Dani Jamesin afër këndores.
How did #Sissoko stay on the pitch . Dirty dirty play for a friendly @SpursOfficial pic.twitter.com/hRyyGR4N6K
— rob marshall (@robmarshall33) July 25, 2019
Unitedi bëri 11 ndryshime në pjesën e dytë, derisa Spurs bëri vetëm gjashtë, me Heung-Min Son, Lucasin dhe Marcus Rashfordin që u inkuadruan.
Eric Bailly gjithashtu u inkuadrua, por mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë u desh të largohej vetëm disa minuta pasi u fut.
Në vazhdim, Spurs arriti të barazojë përmes Mouras, para se Gomes t’ia dhuronte fitoren Unitedit dhjetë minuta para përfundimit. /Periskopi.com/
lucas moura ? hating all defenders pic.twitter.com/RezhqTliIx
— sam (@thfcndombele) July 25, 2019
STARBOY. pic.twitter.com/epINmZDt51
— Angel Gomes (@GomesStuff) July 25, 2019












