Legjenda e Serie A në telashe të mëdha – kapet duke vozitur i dehur, i merret patentë shoferi

Ish-sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet së fundmi e ka shëndrruar veten në protagonist të padëshiruar pasi është zënë duke vozitur i dehur. Sipas “Corriere di Torino”, Trezeguet është ndaluar nga policia e Torinos, e cila e ka zbuluar se ai po voziste në gjendje të dehur, transmeton Periskopi. Potencohet se ai fillimisht refuzoi t’i nënshtrohet […]
Ish-sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet së fundmi e ka shëndrruar veten në protagonist të padëshiruar pasi është zënë duke vozitur i dehur.
Sipas “Corriere di Torino”, Trezeguet është ndaluar nga policia e Torinos, e cila e ka zbuluar se ai po voziste në gjendje të dehur, transmeton Periskopi.

Potencohet se ai fillimisht refuzoi t’i nënshtrohet testit të alkoolit, por u detyrua ta bënte një orë më vonë.
Ai pastaj u dënua dhe iu mor patentë shoferi.
41-vjeçari është golashënuesi më i mirë i huaj në histori të Juventusit me 171 gola gjatë periudhës 2000-2010. /Periskopi.com/












