Ky takim e dëshmon se AAK po vazhdon vardisjen ndaj LDK’së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Prishtinë, Brahim Mehmetaj është takuar me kryetarin e Degës së III-të të LDK’së në Prishtinë, Hazir Borovci – raporton Periskopi. Ai ka shkruar në Facebook se i gëzohet sukseseve të Borovcit, edhe pse nuk është në të njëjtin subjekt me të. “Sot e takova mikun tim, […]
Ai ka shkruar në Facebook se i gëzohet sukseseve të Borovcit, edhe pse nuk është në të njëjtin subjekt me të.
“Sot e takova mikun tim, bashkerrugetarin tim z.Hazir Borovci, i urova suksese dhe pune te mbare si Kryetare meritor i Deges se III-te te LDK-se ne Prishtine. Edhe pse nuk i takojme te njejtit subjetk politik i gezohem sukseseve te tij” ka shkruar Mehmetaj.
Ky takim mes tyre është i befasishëm, pas akuzave që LDK ia ka bërë degës së AAK’së në Prishtinë për përfshirje në përleshjen që kishte ndodhur në kuvendin zgjedhor në këtë degë të LDK’së.
Po ashtu, duket se pas pak do të ketë edhe zgjedhje në nivelin nacional, andaj a mund të interpretohet kjo si vardisja e radhës nga AAK për LDK’në?/PERISKOPI













