Ky është zhvillimi i fundit në lidhje me lëndimin e Arbër Zenelit

Arbër Zeneli këputi ligamentet e gjurit gjatë ndeshjes së Kombëtares së Kosovës kundër Bullgarisë. Dëmtimi ishte i karakterit serioz dhe menjëherë u bë e ditur se ai do të mungonte për një kohë të gjatë, transmeton Periskopi. Sidoqoftë, gjendja e tij është duke u përmirësuar ditë pas dite, derisa së fundmi ai ka filluar edhe […]
Arbër Zeneli këputi ligamentet e gjurit gjatë ndeshjes së Kombëtares së Kosovës kundër Bullgarisë.
Dëmtimi ishte i karakterit serioz dhe menjëherë u bë e ditur se ai do të mungonte për një kohë të gjatë, transmeton Periskopi.
Sidoqoftë, gjendja e tij është duke u përmirësuar ditë pas dite, derisa së fundmi ai ka filluar edhe të ecë.
Tani, babai i tij, Avniu, ka folur për gjendjen e sulmuesit të Reimsit.
“Është duke punuar intenzivisht për tu rikhtyer. Javën e ardhshmë do të udhëtoj në Paris ku do të qëndroj 3 javë për të bërë ushtrime. Shpresojmë të kthehet shpejtë” deklaroi ai. /Periskopi.com/












